Njoftim nga E-Kosova per aplikimet per shtesa dhe informata tjera

Të nderuar/a, për shkak të kërkesave të shumta që kemi pranuar nga qytetarët në ditët e fundit, për informimin tuaj sa më të mirë, ju lutemi të ju referoheni pyetjeve/përgjigjeve në vazhdim:

  1. Gjatë regjistrimit në Platformën eKosova kam shënuar gabimisht email adresën dhe numrin e telefonit, si ta përmirësoj?

Të dhënat për numrin e telefonit dhe email adresën mund t’i ndryshoni në profilin tuaj në eKosova.
Nëse keni vështirësi atëherë ju mund të shënoni kërkesën për ndryshim të të dhënave tek moduli “Ndihma” në Platformë eKosova ose në email adresën ekosova@rks-gov.net.

  1. Fëmija im ka mbushur tre muaj dhe sistemi nuk më lejon të bëj aplikimin për shtesa për lehona?

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Financave aplikimi për shtesa për lehona duhet të realizohet në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës.

  1. Gjatë aplikimit për shtesa për lehona më shfaqet mesazhi “Kjo gjirollogari bankare nuk korrespondon me numrin tuaj personal”, çfarë duhet të bëj?

Ju duhet të kontaktoni me bankën tuaj dhe të kërkoni që gjirollogaria juaj të raportohet si aktive në sistemin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

  1. Gjate aplikimit për shtesa për fëmijë më shfaqet mesazhi “Të dhënat e fëmijës nuk përputhen me të dhënat e nënës në gjendjen civile” çfarë duhet të bëj?

Ju duhet të lajmëroheni në zyrën e Gjendjes Civile në komunën tuaj dhe të kërkoni që të bëhet ndërlidhja e numrave personal në mes të nënës dhe fëmijës.

  1. Aplikimin për shtesa për lehona dhe fëmijë e kam realizuar me sukses mirëpo nuk kam pranuar pagesën?

Pagesat për këto shërbime zakonisht ekzekutohen me datën 25 të çdo muaji.
Për informata më të hollësishme rreth pagesave kontaktoni me Ministrinë e Financave në numrin 0800 44440.

  1. Nga cila datë mund të aplikoj për shtesa për fëmijë dhe lehona?

Aplikimet për shtesa për fëmijë dhe lehona janë të hapura çdo muaj nga data 1 deri më 20.

  1. Nëna e fëmijës nuk është shtetase e Kosovës, si mund të realizojmë aplikimin për shtesa për fëmijë?

Në rastet kur nëna nuk është shtetase e Kosovës aplikimin për shtesa për fëmijë e realizon babai nga profili i tij në eKosova.

  1. Gjatë aplikimit për shtesa për fëmijë a mund të shënojë gjirollogarinë bankare të bashkëshortit pasi që unë nuk posedoj gjiro-llogari bankare?

Gjirollogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikueses, nuk pranohen gjirollogari tjera.

Me respekt,
Stafi eKosova.

Related Posts

What Really Happens When an Octopus Climbs Onto a Swimmer?

An unexpected encounter between a swimmer and an octopus can look frightening, especially when the animal’s arms spread across a person’s body. Yet a dramatic appearance does…

Why Does a Green Ring Appear Around a Hard-Boiled Egg Yolk?

You may have noticed a greenish or gray ring around the yolk of a hard-boiled egg and wondered whether something went wrong. In most cases, there is…

The Family Riddle That Tricks You With One Small Detail

At first glance, this family puzzle looks like a straightforward counting exercise. Mr. and Mrs. Wang have three sons, giving us five people. Each son has one…

Can Salt Really Help Clean Your Toilet?

Putting salt in the toilet may sound like an unusual cleaning trick, but there is a simple reason some people try it. Ordinary salt can provide mild…

She Returned My Mother’s Vintage Mixer Broken—So I Changed the Rules

My neighbor Denise often borrowed my appliances and returned them in less-than-perfect condition, but I usually overlooked the small problems. That changed when she borrowed my mother’s…

The Simple Summer Vinegar Trick for Fruit Flies and Odors

During hot summer months, you may notice a small bowl of vinegar sitting near a window. While it might seem like an unusual household habit, vinegar can…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *