Gati tri javë pas vrasjes dalin detaje shokuese, ja si i gënjeu Naimi familjarët e Liridonës

Leonard Ademi, vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, në një rrëfim tjetër lidhur me vdekjen e motrës së tij, ka dhënë detaje lidhur me versionin e rrejshëm të bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, gjendjen e fëmijëve në ditën e vrasjes së nënës së tyre dhe si e kuptuan lajmin prindërit e tij.

Leonardi derisa e ka quajtur motrën e tij heroinë për fëmijët e vet, ka rrëfyer se si e ka kuptuar vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar.

“Isha në punë, më telefonoi gruaja dhe më tha që e kanë vrarë Liridonen, por ne e kemi edhe një djalë të axhës që e ka emrin Liridon. Thash si Liridonin e kanë vrarë, tha nuk e di, por të tregoj më vonë ma ndali telefoni, duke prit më thirri, tha jo Liridonin por Liridonën. Jam shkuar te shtëpia, gjendja ishte katastrofale, prindërit ishin përtokë, të alivanosur, nuk dija çka të bëj, ku t’i dërgoj. E kam marrë forcën, nuk doja të besoj që Liridona ka vdekur. I kam marrë dhe jam shkuar drejt në Spitalin e Gjakovës, ku i thash se duhet të marrin qetësues sepse rasti është shumë i rëndë sepse kërkonin me shkuar në Prishtinë”.

“Vazhduam për Prishtinë dhe nisen të qetësohen sepse edhe nuk i tregoja që ka vdekur, i thoja që nuk dihej ende. Kam ardhur në QKUK, më thanë që duhet të shkoj në polici në Dragodan sepse aty po zhvillohet rasti dhe hetimi. Kur kam arrit aty, ishin Naimi brenda duke u intervistuar dhe fëmijët. Ne shkuam te fëmija për ta parë se si janë. Për Liridonën e lexoja gjatë rrugës dhe e dija që ka vdekur, por nuk guxoja të paraqitesha që ka ndodh ky rast, edhe policia duke e munduar më të mirë”, ka thënë ai, derisa edhe ata e kuptuan për vdekjen e Liridonës.

Ai ka thënë se kujdesej për fëmijët derisa e pritnin që Naimi ta jep deklaratën në polici./telalli.info

Related Posts

What Really Happens When an Octopus Climbs Onto a Swimmer?

An unexpected encounter between a swimmer and an octopus can look frightening, especially when the animal’s arms spread across a person’s body. Yet a dramatic appearance does…

Why Does a Green Ring Appear Around a Hard-Boiled Egg Yolk?

You may have noticed a greenish or gray ring around the yolk of a hard-boiled egg and wondered whether something went wrong. In most cases, there is…

The Family Riddle That Tricks You With One Small Detail

At first glance, this family puzzle looks like a straightforward counting exercise. Mr. and Mrs. Wang have three sons, giving us five people. Each son has one…

Can Salt Really Help Clean Your Toilet?

Putting salt in the toilet may sound like an unusual cleaning trick, but there is a simple reason some people try it. Ordinary salt can provide mild…

She Returned My Mother’s Vintage Mixer Broken—So I Changed the Rules

My neighbor Denise often borrowed my appliances and returned them in less-than-perfect condition, but I usually overlooked the small problems. That changed when she borrowed my mother’s…

The Simple Summer Vinegar Trick for Fruit Flies and Odors

During hot summer months, you may notice a small bowl of vinegar sitting near a window. While it might seem like an unusual household habit, vinegar can…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *