Për ata që thonë: “Të lumtë, ia paske hedhur që ke ikur nga Shqipëria!”

Nga Drini Dumreja

Pasi zbres nga avioni në aeroportin e Rinasit, i drejtohem sportelit për të huaj. Kontakti i parë njerëzor me Shqipërinë. Ishte një sportelist, një burrë rreth 50-vjeç, që, pasi e mori pasaportën, e vulosi, ma zgjati dhe më pyeti :

– Jeton jashtë, ë ?

– Po, – i thashë ?

– Po si shkove – më tha?

– Me aplikim,- iu përgjigja unë.

– Të lumtë, – më tha, – ia paske hedhur.

– Le ta zëmë se ia hodha, -iu përgjigja unë, dhe u largova në punën time.

Nuk ishte as vendi dhe as koha t’i shpjegoja se si ia kisha hedhur. Duke dalë nga aeroporti, nuk më hiqej nga mendja fjalia e tij : “ia paske hedhur”.

Po të kisha pasur rast t’i përgjigjesha jo vetëm atij, por gjithë atyre që mendojnë se unë ia paskam hedhur, do t’u thoja:

“Ju, or zotëri, nuk e dini se unë kam pesë vjet dhe nuk kam gjetur një punë jo si ajo që kam patur në Shqipëri, por as të përafërt me të.

Do t’u thosha: a e dini ju, or zotëri, se unë isha pronar i një shtëpie në Shqipëri dhe atje ku jetoj tani, jam një borxhli i madh. Pse ? E shita shtëpinë time në Shqipëri dhe u mundova të zvogëloj kredinë time bankare qindra mijëra dollarëshe për një shtëpi tjetër, aty ku jetoj tani.

Dhe më e bukura është kur shumë emigrantë thonë se kanë blerë shtëpi (në fakt disa edhe e kanë paguar, por unë flas për shumicën).

Vërtetë ? A quhet i blerë një mall kur ti nuk ke dhënë akoma të gjitha paratë?

Në qoftë se po, atëhere ti nuk ke blerë shtëpinë, por je një borxhli në bankë për gjithë jetën, siç jam edhe unë.

Do t’i thosha, e dini ju, mor zotëri, se qeraja e dy dhomave dhe një kuzhinë ku unë jetoj me familjen, është mesatarisht 2800 dollarë aty ku jetoj tani dhe se çmimi i një shtëpie është mesatarisht 1 milion dollarë.

Mund t’i thosha atij dhe të tjerëve edhe shumë gjëra të tjera.

Por, gjëja më kryesore që doja t’u thosha të gjithëve, është: Informohuni, edukohuni, mësoni për emigracionin dhe mos flisni a priori, në hava.

Shikon një pasaportë të huaj dhe frap: ia paske hedhur, të thotë tjetri.

Jo, mor zotëri, nuk është kështu. Realiteti është ndryshe.

Po, kështu, atyre që shajnë Shqipërinë ende pa vënë këmbën në tokën mëmë, në aeroportin “Nënë Tereza” (krenoheni me të jashtë Shqipërisë, eh !), do t’u thosha, mjaft e shatë Shqipërinë!

Do t’u thosha se ju kini kuptuar shumë pak ose aspak nga vendi ku jetoni. Ju vetëm doni t’u shisni mend të tjerëve .

Dhe kujt? Njerëzve tuaj, shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

Related Posts

What Happened to David Caruso After His Days as a TV Superstar?

David Caruso was once one of television’s most recognizable actors, thanks to memorable roles in NYPD Blue and CSI: Miami. Today, he lives a much quieter life…

What to Do If You Find a Snake Inside Your Home

Finding a snake inside your home can be alarming, but snakes usually enter buildings while searching for food, shelter, warmth, or relief from extreme weather. Small openings…

Can You Find All 13 Black Cats in This Tricky Puzzle?

At first glance, this brain teaser seems easy. Many people quickly spot nine large black cats and assume they have found them all. However, the picture contains…

The Real Story Behind the “57” on Heinz Ketchup Bottles

The number 57 on Heinz ketchup bottles is one of the most recognizable details in food branding. It comes from the famous slogan “57 Varieties,” which became…

Can You Count All the Balls? The Answer May Surprise You

Some visual puzzles look incredibly simple until you try to solve them. This challenge appears to ask you to choose between 13 and 14 white balls on…

The Surprising Reason Your Car’s Fuel Door Is on One Side

Have you ever arrived at a gas station only to discover that your car’s fuel door is on the opposite side from the pump? It may seem…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *