Të gjjithë në lot nga rrëfimi i nënës së një bije të vdekur ‘Na ra bomba kur mësuam…’ E ëma e Gertit përlot Megin dhe studion mbarë

Moderatorja e “Për’puthen”, Megi Pojani, udhëtoi drejt Kavajës për të takuar mamanë e Gertit, një nga konkurrentët që ka rrëqethur me historinë e tij për humbjen tragjike të motrës.

E ëma e Gertit, që mikpriti në shtëpi Megin tregoi se prej katër muajsh ka lënë Italinë dhe jeton këtu për të shoqëruar konkurrentin në rrugëtimin e tij në programin e dashurisë.

Ajo tregoi se më parë pëlqente Gabrielën për djalin e tij, ndërsa tani Saiden. “Në fillim më pëlqente Gabriela, nga pamja dhe nga karakteri. Ndërsa tani më pëlqen Saidja”. E habitur, ajo u shpreh për historitë e dashurisë së Gertit, sidomos lidhjet paralele.

“Dy lidhje paralel, absolutisht nuk e dija. E dëgjova në emision për herë të parë. Kjo është pak jashtë normales. Megjithatë, unë çdo gjë e pranoj nga djali”.

Ndërkohë, Megi u mbush në lot teksa dëgjonte historinë e humbjes së motrës së Gertit. “Në kohën kur zbuluam sëmundjen, Gerti ishte shumë i vogël. Në një moshë që kishte nevojë për përkujdesjen e prindërve.

Ne na ra bomba dhe filluam të merreshim me vajzën. Momenti më i vështirë i jetës sime ishte kur duhet t’i thosha Gertit që të ishte donator për motrën. Ai deri diku e kuptonte. Më thoshte jam krenar që po dhuroj për motrën. Nuk tregohet me fjalë. Ato ishin vitet më të bukura tonat, ajo ishte një engjëll, që Perëndia e kishte krijuar për vete. Me një zgjuarsi të paparë, e bukur”.

Mes lotësh, Gerti në studio tregoi se asnjëherë më parë s’ka pasur guxim të flasë për këtë ngjarje të rëndë në familjen e tij.

“E di që ka vuajtur. Jam krenar për të. Normal që ajo do ta vuajë më shumë se unë. S’kam pasur asnjëherë guxim të flas. Kur mami me babin flisnin, dilja, bëja vrap, i bija murit me grusht. Nuk kam qenë i fortë. S’kam pasur guxim t’ia them as familjes së ish-partneres, nuk kisha guxim. Kur ata vinin në shtëpi, i fshihja të gjitha fotot e motrës”. /Top Channel/

Related Posts

Michael J. Fox Reflects on the Love That Carried Him Through Parkinson’s

Michael J. Fox has spoken openly about how his Parkinson’s diagnosis affected not only his own life but also his marriage to Tracy Pollan. The couple married…

I Opened a Pack of Bacon and Found Something Unexpected

I recently bought a package of bacon and noticed something strange as soon as I opened it. Between the slices was a pale, solid piece that looked…

At 107, She Celebrated Her Birthday Like a Real-Life Barbie

Turning 107 is an extraordinary milestone, but Joana Ricardina, affectionately known as Dinha, celebrated hers with plenty of personality. In May 2023, her family gathered in rural…

Why Some Chicken Can Have a Strange Green Patch Inside

Have you ever cut into a chicken breast and discovered a green, yellow-green, or grayish patch? Although it can look alarming, one possible explanation is deep pectoral…

Born at 7 Kilos, Kevin Grew Up to Build a Life Beyond the Headlines

Kevin’s life began with an extraordinary detail: he reportedly weighed about 7 kilograms at birth in 1983. His unusual size quickly attracted public attention, and photographs and…

For 43 Years, He Saved His Wife’s Paychecks in Secret

For 43 years, my father collected my mother’s entire paycheck every Friday. As a child, I believed he was controlling her. I watched her give up a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *