Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se kështu po cenohet siguria.
Viktima të këtyre rasteve shumë shpesh janë edhe të miturat, të cilat përballen me ngacmues. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Letanc të Podujevës, ku një 14-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga dy persona.
Dy të dyshuarit tashmë ndodhen tashmë nën masën e ndalimit policor.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas publikimit të disa pamjeve në rrjete sociale, ku shihen dy persona, teksa e zhveshin viktimën dhe më pas e filmojnë, pamje këto që janë shpërndarë më pas.