Vrasja e Liridona Ademajt, e planifikuar nga bashkëshorti i saj ka tronditur opinion publik në Kosovë dhe jo vetëm.
Ndërkohë që vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj ka zbardhur detaje të reja nga vrasja makabër. Ai ka deklarur se kur mori vesh lajmin e arrestimit të kunatiti të tij Naim Murseli, mbeti i shtangur. Gjithashtu ai u shpreh se babai i kishte thënë se “Naim Murseli po të ishte burrë do të kishte mbrojtur vajzën tonë e gruan e tij dhe nuk duhet ta kishte lënë ashtu”.
“Ne i thamë ‘Pse nuk na hap telefonin se ne të kemi thirrur. Tha telefonin nuk e kam unë, telefonin ma kanë vjedhur. Po si ne po të thirrmim, telefoni po bën dhe po na e mbyll dikush…tha “jo tha, numrin tim me gjithë telefon ma kanë marë hajnat’. Pasi u krye varrimi, diku nga ora 3, deri nga ora 2.30-3 prindi im dhe vëllai më tha që “Mere mamin, gruan e familjarët e me shku në shtëpi” se mbase ata e kishin kuptu’ rastin” ka rrëfyer vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.