Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i pranishëm në “Zonë e Lirë” ka folur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur 10 ditë më parë në Kosovë, ku u ekzekutua Liridona Ademaj, e cila dyshohet se është eliminuar me porosi të burrit Naim Murseli.
Kulla theksoi se kjo ngjarja mbart me vete shumë mistere. Ai thotë se ky ekzekutim fsheh në vetvete sekrete, që lidhen me paranë dhe pushtetin.
Sipas Kullës, prokuroria dhe drejtësia në Kosovë po verifikon të gjitha lëvizjet e fundit që ka kryer Naim Hasani, për të parë se si ka siguruar paratë dhe me çfarë peronash ka komunikuar në telefon për të përmbushur skenarin e ekzekutimit të gruas së tij.
Ai shtoi se Naim Murseli mund ta ketë vrarë gruan, pasi kjo e fundit ka ditur shumë sekrete për të dhe kjo është një tjetër pistë dyshimi.