Dardan Krivaqa ka kërcënuar nga burgu motrën e Marigonës, 18-vjeçares të cilën e përdh unoi e më pas e vrau. Babai i dy motrave, Muhabi Osmani tregon se mesazhe të ndryshme në rrjete sociale nga profile në emër të Krivaqës kanë kërcënuar familjen e tij.
Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe me vajzën e madhe do të veprojë njësoj si me Marigonën. E kemi raportuar në Polici, tani janë duke u marrë ata me këtë rast. Familja e Marigonës shprehet se organet ligjzbatuese ende nuk e kanë gjetur se nga iu kanë ardhur mesazhet.
Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthyer përgjigje si ka ardhur ai mesazh, nga ka ardhur. Ai ka qenë në burg, mesazhi ka ardhur nga profili i tij në rrjete sociale në telefonin e bashkëshortes. Kur kemi shkuar në polici, ai i hetuesisë pyet prokurorin a t’i marr në pyetje apo jo? Prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë.
Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigonës, në vitin 2021 në Ferizaj.