Mësohet se persona të armatosur kanë tentuar të hyjnë për grabitje në një banesë në fshatin Prush, por pronarët, sapo i kanë parë, kanë njoftuar policinë.
Policia, me të mbërritur në vendngjarje është përballur me autorët, ndërsa këta të fundit kanë qëllur mbi efektivët.
Edhe nga ana e policisë ka patur të shtëna, por fatmirësisht nga shkëmbimi i zjarrit nuk kanë mbetur persona të lënduar.