Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në emisionin Kojshia Show, e ka konfirmuar se ka takuar djalin e tij në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.
Ky takim mes tyre ka ndodhur gjatë ditës së djeshme kur është xhiruar emisioni. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.
“Sot, ato sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka pagu 30 mijë euro, as nuk ka ble armë e as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli. Për më shumë detaje, shikoni emisionin nga minuta 34:00: