E fundit/ Naim Murseli përballet me babanë për herë të parë pas arrestimit, akuzon Policinë për keqtrajtim

Spread the love

Vrasja mizore e Liridona Admeajt, krim ky që tronditi vendin para disa javësh po vazhdon të hetohet, ndërkohë që pistat po zgjerohen dhe akoma nuk është konfirmuar motivi i rastit tragjik. Tre persona ndodhen në paraburgim, teksa i dyshuari i fundit u arrestua sot nga Policia. Naim Murseli – burri i të ndjerës ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku para disa ditësh e ka vizitua babai i tij.

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht versionin e Murselit, i cili u përballë për herë të parë me babin e tij, i cili pas arrestimit, përmendi hakmarrje.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Shaban Murseli ka deklaruar se gjatë vizitës qe i ka bërë Murselit, ky i fundit e ka akuzuar Policinë e Kosovës për keqtrajtim.

Në mes të tjerash ai tha se Murseli i ka rrëfyer një version krejt tjetër për dallim nga ajo qe ka dalë në media, duke pretenduar se ka edhe “dëshmi të forta”.

“ Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash une nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, vec nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.

Ai e din më së miri qysh ka me dëshmu. Ai tha që kom fakte, kom video, dëshmi të forta ka që nuk ka porositë vrasës, as nuk ka ditë që… Dtth është krejt një pistë tjetër.“ – tha Shaban Murseli .

Naim Murseli siç duket e ka ndërruar versionin e tij, ku ashtu siç dyshohet se e kreu krimin me gjakftohtësi, në takimin me babanë është munduar të thotë krejt diçka tjetër – gjoja se nuk është i përfshirë siç pretendohet.

Por gjithë rrëfimin e tij, Shaban Murseli tha se nuk e beson, deri të dalë e vërteta dhe të konfirmohen dyshimet e ngritura.

“Qysh më tha Naimi nuk jonë të vërteta këto akuzat që janë bërë, ato portalet çka kanë thanë e, asnjo s’jonë të vërteta. Ai e tregon më së miri vet.

Unë i besoj të vërtetës, as s’i besoj atij, as portalet, as s’i besoj….vetëm të vërtetës i besoj.

15 minuta para vrasjes tha që u ndalë në market, ka ble vezë, qumësht e bukë për mëngjes.” – tha ai.

Pas takimit me Naimin që po dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij, Shaban Murseli komentoi edhe deklaratën e tij për hakmarrje.

Para disa ditësh ai tha se “me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë – ai s’ish sot gjallë” – gjë për të cilën tha se do ta bënte nëse “100% vërtetohet që e ka bërë”.

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, Tomë Dodaj, i cili dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Naim Murseli ngarkohet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.

Granit Plava ngarkohet me veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Kushtrim Kokalla ngarkohet me veprën penale ‘Marrëveshje për të kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Johnson Ties Voter Registration ID Requirement to Temporary Spending Bill

Spread the love

Spread the loveHouse Speaker Mike Johnson is set to advance a temporary spending bill to prevent a partial government shutdown when the new fiscal year begins on…

World’s oldest person who lived until 117 shared one thing she ate everyday that helped her live so long

Spread the love

Spread the loveLiving past 100 is a feat that only a few achieve, and reaching 117 puts you in a league of your own. Maria Branyas Morera,…

NASA Announces Stranded Astronauts Will Return To Earth On SpaceX Craft

Spread the love

Spread the loveNASA announced Saturday that it would use Elon Musk’s SpaceX to bring home two astronauts who had been stuck on the International Space Station since…

The emotional Budweiser commercial honoring our country after 9/11 was only shown once on television.

Spread the love

Spread the love Although almost two decades have passed since the tragic events of September 11, when nearly 3,000 lives were lost in a terrorist attack, the…

This recipe is so delicious, and I love how I can make it in the oven or slow cooker

Spread the love

Spread the love Savor the delectable flavors of No Peek Beef Tips, a timeless recipe that promises a burst of taste in every bite. Whether you prefer the…

Former Dem ‘Power Rangers’ Musk, RFK Jr., Gabbard To Help Trump With ‘Unity Party’

Spread the love

Spread the loveA trio of notable former Democrats are poised to help former President Donald Trump build a much broader “unity party” that he will lead to…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!