28 euro respektivisht 29 euro do të kenë rritje në paga mësimdhënësit nga janari i vitit të ardhshëm.
Kjo, pasi që vlera e koeficientit nga 105 euro sa është këtë vit, më 2024 do të jetë 110 euro.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se kjo është një ngritje irrituese.
“Nga analizat e para që i kemi bërë duke marrë për bazë vendimin e Qeverisë për ngritje nga 105 në 110 euro të koeficientit kemi ardhë në përfundim se ngritja bie fjala nga paga e dhjetorit me atë të janarit ngritja për arsimin parafillor, fillor, të mesëm të ulët do të jetë 28 euro, ndërsa në arsimin e mesëm të lartë ngritja do të jetë 29 euro. Pra, një ngritje ironike që krijon dhe ka krijuar po them një revoltë një pakënaqësi shtesë”, ka treguar Jsharaj.