rasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj ka lënë një gjurmë të thellë trishtimi tek mbarë opinioni publik. Tashmë është zbuluar se organizatori i ngjarjes ka qenë vetë bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Ai urdhëroi dhe pagoi vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij, ndërsa në një bisedë të zbuluar në Instagram, dikur ai bënte moral me etiketime ofenduese për Luizin teksa përpiqej të fitonte zemrën e Kiarës në shtëpinë e ‘BBV’
Fotoja është publikuar në Instastory nga ish- banori i ‘Big Brother’, Elton Tozaj, ku shkruan: “Rëndom gjeta një bisedë të vrasësit Naim Murseli gjatë kohës së BBV i cili tallej se përse unë isha team Luiz. Më bëri përshtypje fjalia që ka thënë: Sikur nuk ka parë femër me sy”.