{"id":626,"date":"2023-12-13T10:19:59","date_gmt":"2023-12-13T10:19:59","guid":{"rendered":"https:\/\/kohajone.press\/?p=626"},"modified":"2023-12-13T10:20:00","modified_gmt":"2023-12-13T10:20:00","slug":"vuri-shtetin-ne-sherbim-te-dhendrit-spak-ja-pse-e-duhet-izoluar-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kohajone.press\/?p=626","title":{"rendered":"\u2018Vuri shtetin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb dh\u00ebndrit\u2019, SPAK: Ja pse e duhet izoluar Sali Berisha"},"content":{"rendered":"<p>SPAK i k\u00ebrkoi Kuvendit k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn.M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb dokumenti i plot\u00eb i firmosur nga Altin Dumani ku k\u00ebrkohet ndryshimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga \u201ddetyrim me paraqitje\u201d e ndalim t\u00eb daljes jasht\u00eb vendit, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr sigurie, \u201darrest me burg\/ arrest sht\u00ebpie\u201d. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK thuhet se kjo mas\u00eb ndaj Berish\u00ebs merret p\u00ebr arsye se ai nuk ka zbatuar detyrimet q\u00eb lidhen me masat e m\u00ebparshme t\u00eb vendosura ndaj tij q\u00eb jan\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d dhe \u201cndalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb thuhet se ka dyshime t\u00eb bazuara n\u00eb prova se Berisha ka kryer vepr\u00ebn penale \u201ckorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose i t\u00eb zgjedhurve vendore\u201d, n\u00eb privatizimin e ish-kompleksit Partizani.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e plot\u00eb<\/p>\n<p>PROKURORIA E POSA\u00c7ME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TEORGANIZUAR<\/p>\n<p>Tiran\u00eb,m\u00eb 12.12 2023<\/p>\n<p>L\u00ebnda:<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit nga Kuvendi p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb s\u00ebdeputetit, n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit<\/p>\n<p>Drejtuar:<\/p>\n<p>Znj.Lindita NIKOLLA<\/p>\n<p>KRYETARE E KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE<\/p>\n<p>TIRANE<\/p>\n<p>KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE<\/p>\n<p>TIRANE<\/p>\n<p>E nderuar znj.Kryetare e Kuvendit!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit!<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb nenin 73 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,nenin 231,260,288,289t\u00eb K.Pr.Penale, si dhe n\u00eb Rregulloren e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nenet 13 dhe118, bashk\u00eblidhur ju p\u00ebrcjellim k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit nga Kuvendi i Republik\u00ebss\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb s\u00eb deputetit Sali BERISHA,n\u00ebp\u00ebrmjetz\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal shtr\u00ebngues nga ajo e \u201cDetyrimit p\u00ebr t\u2019u paraqiturn\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe \u201cNdalim i daljes jasht\u00ebshteti\u0165\u201d parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale,n\u00eb at\u00eb t\u00eb arrestit n\u00eb burg\/ arrest n\u00eb sht\u00ebpi,parashikuar nga nenet 238\/237 t\u00eb K.Pr.Penale, n\u00eb kuadrin e procedimit penal nr.287 t\u00eb vitit2020, t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb respektim t\u00eb nenit 288 pika 2, t\u00eb K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin earsyetuar, t\u00eb shoq\u00ebruar me provat p\u00ebrkat\u00ebse.Sali Berisha, i biri i Ram dhe i Shiqere, dat\u00eblindja 15.10.1944, lindur n\u00eb Tropoj\u00eb, menr.personal E40701031R,Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb, ka regjistruar procedimin penal nr. 287 t\u00eb vitit 2020 p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cPastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebspenale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.M\u00eb dat\u00eb 02.10.2023, n\u00eb kuadrin e k\u00ebtij procedimi penal \u00ebsht\u00eb vendosur, nd\u00ebr t\u00eb tjera,regjistrimi i emrit t\u00eb personit n\u00ebn hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00ebbashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.Kjo dispozit\u00eb parashikon se k\u00ebrkimi ose marrja, drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00ebrthorazi, i \u00e7do llojp\u00ebrfitimi t\u00eb parregullt apo i nj\u00eb premtimi t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr vete ose p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb,ose pranimii nj\u00eb oferte a premtimi q\u00eb vjen nga p\u00ebrfitimi i parregullt, nga funksionari i lart\u00eb shtet\u00ebror ose izgjedhuri vendor, p\u00ebr t\u00eb kryer ose moskryer nj\u00eb veprim q\u00eb lidhet me detyr\u00ebn a funksionin e tij,d\u00ebnohet me burgim nga kat\u00ebr deri n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Konkretisht,nga hetimet,vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb krijuar dyshimi i arsyesh\u00ebm, i mb\u00ebshtetur n\u00ebprova se personi n\u00ebn hetim Sali Berisha, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00ebShqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs kohore q\u00eb shtrihet q\u00eb nga viti 2005 e vijim, ka kryer veprimekonkrete, aktive, n\u00eb miratim ligjesh apo aktesh n\u00ebnligjore, me q\u00ebllim p\u00ebrshtatjen e tyre sipasnevojave q\u00eb paraqiteshin p\u00ebr pes\u00eb familje ish-pronare, me q\u00ebllim kthimin dhe n\u00eb vijimshfryt\u00ebzimin si troje nd\u00ebrtimore t\u00eb territoreve ku jan\u00eb shtrir\u00eb ish Klubi Shum\u00ebsportesh Partizanidhe ish Klubi i Futbollit Partizani, ku p\u00ebrfitues i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, rezultonte t\u00eb ishtebashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs s\u00eb tij, shtetasi Jamarb\u00ebr Malltezi.<\/p>\n<p>Nga ana e shtetasit Sali Berisha, jan\u00eb kryer veprime aktive, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si Kryeminist\u00ebr iRepublik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr kryerjen e kontrolleve administrative (Urdh\u00ebri nr. 1289 prot.,dat\u00eb 16.04.2009), me q\u00ebllimin e ushtrimin e presionit dhe dh\u00ebnien e urdh\u00ebrave konkrete p\u00ebrveprime q\u00eb duhet t\u00eb kryenin funksionar\u00ebt q\u00eb pengonin p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb privatizimit,n\u00eb favor nd\u00ebr t\u00eb tjera, t\u00eb shtetasit Jamarb\u00ebr Malltezi, bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs s\u00eb tij.Nga ana e shtetasit Sali Berisha, jan\u00eb kryer veprime aktive, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si Kryeminist\u00ebr iRepublik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb shtetasit Jamarb\u00ebr Malltezi,bashk\u00ebshorti i vajz\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb strukturave t\u00eb ndryshme t\u00eb administrates shtet\u00ebrore p\u00ebr realizimine procesit t\u00eb privatizimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi i parregullt n\u00eb favor t\u00eb shtetasit Jamarb\u00ebr Malltezi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00ebvajz\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi se \u00ebsht\u00eb, vet\u00eb privatizimi iobjekteve sportive, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ndryshuar destinacioni dhep\u00ebrdorur p\u00ebr p\u00ebrfitime materiale nga shtetasi Jamarb\u00ebr Malltezi.P\u00ebrfitim i parregullt, jan\u00eb ndryshimet e kryera n\u00eb lidhje me destinacionin e zonave nga sportiven\u00eb t\u00eb banimit, pavar\u00ebsisht interesit publik q\u00eb ekziston n\u00eb lidhje me nevoj\u00ebn e ekzistenc\u00ebs s\u00ebambjenteve sportive, gj\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb kryerje nd\u00ebrtimesh, nga t\u00eb cilat ka p\u00ebrfituardrejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb shtetasi Jamarb\u00ebr Malltezi.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitim i parregullt, jan\u00eb gjithashtu t\u00eb gjitha p\u00ebrfitimet monetare q\u00eb ka marr\u00eb shtetasi Jamarb\u00ebrMalltezi nga shoq\u00ebria \u201cHomeplan\u201d sh.p.k. para se t\u00eb deklarohej si bashk\u00ebshortak n\u00eb k\u00ebt\u00ebshoq\u00ebri si dhe fitimet e akumuluara nd\u00ebr vite t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb vijim, pasdeklarimit si bashk\u00ebortak, t\u00eb llogaritura n\u00eb shum\u00ebn 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.Vepra penale e korrupsionit pasiv, e cila ka n\u00eb vetvete q\u00ebllimin e p\u00ebrfitimit, evidenton qart\u00ebsishtse p\u00ebrfitimi mund t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr vete por edhe p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb rastin konkret,\u00ebsht\u00eb evidentuar pik\u00ebrisht se ky p\u00ebrfitim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga personi n\u00ebn hetim Jamarb\u00ebr Malltezi.<\/p>\n<p>Neni 73 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Ndryshuar me ligjin nr: 88\/2012, dat\u00eb18.9.2012, ndryshuar paragrafi 3, me ligjin nr:. 76\/2016, dat\u00eb 22.7.2016),parashikon:<\/p>\n<p>1. Deputeti nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mendimet e shprehura n\u00eb Kuvend dhe votat e dh\u00ebna prejtijn\u00eb ushtrim t\u00eb funksionit. Kjo dispozit\u00eb nuk zbatohet n\u00eb rastin e shpifjes.<\/p>\n<p>2. Deputeti nuk mund t\u00eb arrestohet ose t\u2019i hiqet liria n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj forme apo ndaj tij t\u00ebushtrohet kontroll personal ose i banes\u00ebs, pa autorizimin e Kuvendit.<\/p>\n<p>3. Deputeti mund t\u00eb ndalohet ose t\u00eb arrestohet pa autorizim kur kapet n\u00eb kryerje e sip\u00ebr osemenj\u00ebher\u00eb pas kryerjes s\u00eb nj\u00eb krimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm ose Drejtuesi iProkuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me njofton menj\u00ebher\u00eb Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend p\u00ebrprocedim, vendos p\u00ebr heqjen e mas\u00ebs.<\/p>\n<p>4. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e parashikuara n\u00eb paragraf\u00ebt 2 dhe 3 t\u00eb k\u00ebtijneni, Kuvendi mund t\u00eb diskutoj\u00ebn\u00eb seanc\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura, p\u00ebr arsye t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave. Vendimi merret me votimt\u00eb hapur<\/p>\n<p>Neni 288 i K.Pr.Penale,(Ndryshuar me ligjin nr. 21,dat\u00eb 10.3.2014 dhe nr: 35\/2017,dat\u00eb30.3.2017)parashikon:<\/p>\n<p>1. Kur ndajnj\u00eb deputeti duhet t\u00eb caktohet masa e sigurimit t\u00eb arrestit n\u00eb burg ose n\u00eb sht\u00ebpi,heqja e liris\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj forme, kontrolli personal ose i banes\u00ebs, prokurori k\u00ebrkon autorizimnga Kuvendi.<\/p>\n<p>2. K\u00ebrkesa p\u00ebr autorizim paraqitet kur plot\u00ebsohen kushtet ligjore t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kodp\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb k\u00ebtij neni. Ajo shoq\u00ebrohet me nj\u00ebrelacion t\u00eb arsyetuar, t\u00eb shoq\u00ebruar me provat q\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebrkes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>3. Kur deputeti \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb,Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me njofionmenj\u00ebher\u00eb Kuvendin. Kur Kuvendi vendos heqjen e mas\u00ebs s\u00eb arrestit n\u00eb flagranc\u00eb, deputetilirohet menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 289 i K.Pr. Penale \u201cLejimi p\u00ebr t\u00eb kryer veprime\u201d(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21,dat\u00eb10.3.2014; ndryshuar me ligjin nr. 35\/2017, dat\u00eb 30.3.2017) parashikon:<\/p>\n<p>1. Mosdh\u00ebnia e autorizimit, sipas nenit 288, t\u00eb k\u00ebtij Kodi, nuk e pengon prokurorin q\u00eb t\u00ebk\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr sigurimi, sipas nenit 244, dhe as t\u00eb procedoj\u00eb ndajtijose personavet\u00eb tjer\u00eb, ndajt\u00eb cil\u00ebve zhvillohen hetime p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt. \u2026Mb\u00ebshtetur n\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00ebOrganizuar Tiran\u00eb, i \u00ebsht\u00eb drejtuar me k\u00ebrkes\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me P\u00ebr Korrupsionin dheKrimin e Organizuar Tiran\u00eb, duke k\u00ebrkuar caktimin e masave t\u00eb sigurimit personal\u201cDetyrimp\u00ebr t\u2019\u00fa paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe \u201cNdalimi daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim SaliBerisha.<\/p>\n<p>Me vendimin nr. 112 dat\u00eb 20.10.2023,Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionindhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb, ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb, duke caktuar masat esigurimit personal t\u00eb sip\u00ebrcituara p\u00ebr personin n\u00ebn hetim Sali Berisha.Me vendimin nr. 117 dat\u00eb 26.10.2023, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionindhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb, ka vendosur nd\u00ebr t\u00eb tjera, vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimitpersonal me karakter shtr\u00ebngues \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb giyq\u00ebsore\u201d, eparashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 112 dat\u00eb 20.10.2023 ndajpersonit n\u00ebn hetim Sali Berisha, duke u urdh\u00ebruar ky i fundit t\u00eb paraqitet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e par\u00eb dhet\u00eb tret\u00eb t\u00eb \u00e7do muaji, ora 10.00 para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00ebPosa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, si dhe urdh\u00ebrimi i k\u00ebtij shtetasi t\u00eb moslargohet nga territori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pa autorizimin e gjykat\u00ebs, n\u00eb referim t\u00eb nenit233 pika 1 t\u00eb K.Pr.Penale dhe ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb pasaport\u00ebs dhe dokumentave t\u00eb tjera idnetifikuese t\u00eb vlefshme p\u00ebr daljen jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Duke mos qen\u00eb dakort me dy vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme, nga ana e personit n\u00ebn hetim dhembrojt\u00ebsve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ushtruar ankim. Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dheKrimin e Organizuar Tiran\u00eb, me vendimin nr. 56 dat\u00eb 21.11.2023, ka vendosur nd\u00ebr t\u00eb tjeramiratimin e vendimit nr. 112 dat\u00eb 20.10.2023 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebrKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, t\u00eb verifikuar me vendimin nr. 117 dat\u00eb 26.10.2023 t\u00ebs\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjykat\u00eb, ndaj ankuesit Sali Berisha.Referuar proces verbaleve dat\u00eb 06.11.2023,20.11.2023 dhe 04.12.2023 t\u00eb mbajtur nga oficerii policis\u00eb gjyq\u00ebsore\/hetuesi, para t\u00eb cilit duhet t\u00eb paraqitej personi n\u00ebn hetim Sali Berisha,rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykat\u00ebs, duke mos u paraqitur asnj\u00ebher\u00ebpara policis\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Neni 289 i K.Pr. Penale \u201cLejimi p\u00ebr t\u00eb kryer veprime\u201d (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21, dat\u00eb10.3.2014;ndryshuar me ligjin nr:. 35\/2017, dat\u00eb 30.3.2017) parashikon:<\/p>\n<p>2. Kur nevojat e sigurimit r\u00ebndohen apo kur nga hetimet rezultojn\u00eb fakte ose rrethana t\u00ebreja, prokurori mund \u0165\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1, t\u00eb nenit 288, t\u00eb k\u00ebtij Kodi\u2026.<\/p>\n<p>Neni 231 i K.Pr.Penale \u201cZ\u00ebvend\u00ebsimi ose bashkimi i masave t\u00eb sigurimit personal\u201d parashikon:<\/p>\n<p>\u201c1. N\u00eb rast shkelje t\u00eb detyrimeve q\u00eb lidhen me nj\u00eb mas\u00eb sigurimi, gjykata mund t\u00eb vendos\u00ebz\u00ebvend\u00ebsimin ose bashkimin me nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, duke mbajtur parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb, motivet dhe rrethanat e shkeljes. P\u00ebr shkeljen e detyrimeve q\u00eb lidhen me nj\u00eb mas\u00ebndaluese, gjykata mund t\u00eb vendos\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin ose bashkimin me nj\u00eb mas\u00eb shtr\u00ebnguese.<\/p>\n<p>\u201dNeni 260 i K.Pr.Penale \u201cRevokimi, z\u00ebvend\u00ebsimi dhe bashkimi i masave t\u00eb sigurimit\u201dparashikon:<\/p>\n<p>..3. Kur nevojat e sigurimit r\u00ebndohen apo personi shkel detyrimet q\u00eb lidhen me mas\u00ebn esigurimit, gjykata, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurorit, mund t\u00eb vendos\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e sajme nj\u00eb mas\u00ebm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ose caktimin e nj\u00eb mase sigurimi shtr\u00ebnguese ose ndaluese shtes\u00eb. P\u00ebr shkeljene detyrimeve q\u00eb lidhen me nj\u00eb mas\u00eb ndaluese, gjykata mund t\u00eb vendos\u00eb caktimin e nj\u00eb mase ndaluese shtes\u00eb ose z\u00ebvend\u00ebsimin e sajme nj\u00eb mas\u00eb shtr\u00ebnguese.<\/p>\n<p>4. K\u00ebrkesa e prokurorit ose e t\u00eb pandehurit p\u00ebr revokimin, z\u00ebvend\u00ebsimin ose bashkimin emasave t\u00eb sigurimit shqyrtohet nga gjykata ku ndodhen aktet, brenda pes\u00eb dit\u00ebve ngadepozitimi i saj. Kur \u00ebsht\u00eb rasti, gjykata vendos edhe kryesisht revokimin ose z\u00ebvend\u00ebsimin emas\u00ebs s\u00eb sigurimit gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb personit t\u00eb arrestuar, sipas nenit 248, t\u00eb k\u00ebtij Kodi,n\u00eb rastet e parashikuara nga paragrafi 6, i nenit 246, t\u00eb tij, gjat\u00eb procedimit p\u00ebr sigurimin eprov\u00ebs, gjat\u00eb seanc\u00ebs paraprake ose gjat\u00eb gjykimit.Ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, vler\u00ebsojm\u00eb se, nga hetimet e kryera deri m\u00eb tani, ekziston dyshimi iarsyesh\u00ebm, i bazuar n\u00eb prova se nga ana e personit n\u00ebn hetim Sali Berisha, \u00ebsht\u00eb konsumuarvepra penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose i t\u00eb zgjedhurvevendor\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i K.Penal.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsojm\u00eb gjithashtu se, ekzistojn\u00eb kushtet dhe kriteret p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit dheekzistenca e k\u00ebtyre kushteve dhe kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenet 228, 229t\u00eb K.Pr.Penale,jan\u00ebvler\u00ebsuar dhe konfirmuar tashm\u00eb nga gjykatat e posa\u00e7me.Gjithashtu vler\u00ebsojm\u00eb se ndodhemi edhe n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb parashikuara nga nenet231 dhe 260 t\u00eb K.Pr.Penale. Personi n\u00ebn hetim Sali Berisha, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nuk kazbatuar detyrimet q\u00eb i ngarkohen nga ligji procedurial penal, n\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore,p\u00ebr caktimin e masave shtr\u00ebnguese personale ndaj tij, duke mos u paraqitur para oficerit t\u00ebpolicis\u00eb gjyq\u00ebsore\/hetuesit.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb sa parashtruar dhe shpjeguar m\u00eb lart, bazuar n\u00eb nenin 73 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00ebRepublik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nenet 231,260,288,289 t\u00eb K.Pr.Penale,si dhe nenet 13,118 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>KERKOJM\u00cb:<\/p>\n<p>Dh\u00ebnien e autorizimit nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb t\u00ebdeputetit Sali BERISHA, n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit nga ajo e\u201cDetyrimit p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, n\u00eb at\u00eb t\u00eb arrestit n\u00eb burg\/arrest n\u00eb sht\u00ebpi, parashikuar nga nenet 238\/237 t\u00eb K.Pr.Penale.<\/p>\n<div class=\"684f6003e199ca137b09540a661b4c2d\" data-index=\"2\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<!-- Composite Start -->\r\n<div id=\"M940464ScriptRootC1583286\">\r\n<\/div>\r\n<script src=\"https:\/\/jsc.adskeeper.com\/k\/o\/kohajone.press.1583286.js\" async>\r\n<\/script>\r\n<!-- Composite End -->\r\n\n<\/div>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK i k\u00ebrkoi Kuvendit k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn.M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb dokumenti i plot\u00eb i firmosur nga Altin Dumani ku k\u00ebrkohet&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":627,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-626","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=626"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/626\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":628,"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/626\/revisions\/628"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kohajone.press\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}