16 vjeçari nga Kamza lidh nënën me zinxhirët e qenit, e ëma: Nuk ke jetë më kur të rreh fëmija.

Hava Kurti është një grua që jeton në Kamëz dhe është e dhunuar nga djali i saj, i cili tani është 16 vjeç. Gazetarja e emisionit “Goca dhe Gra” ka qenë tek shtëpia e gruas, ku nga pamjet duken qartë kushtet e vështira ekonomike. Shtëpia është thuajse e prishur, ku Hava jeton në kushte mjerane.

Hava është martuar dy herë, ku martesa e parë ka përfunduar shumë shpejt. Ndërsa martesën e dytë e kujton si vitet më të bukura, ku solli në jetë edhe një djalë.

“Një majë shpullë nuk më ka rënë”, thotë ajo për bashkëshortin e dytë. Por pasi i shoqi vdiq, djali i saj filloi të mos shkonte rregullisht në shkollë, e kur shkonte bënte debat me mësuesit. Madje ai filloi të ushtronte dhunë, ku e lidhi në oborr me zinxhirët e qenit.

“Profesori ia fuste shpulla dhe e la shkollën. Më ka lidhur me zinxhirët e qenit. Erdhi policia, kam shkuar herë pas here te policia. Është krim.

Nuk ke jetë më kur të rreh fëmija. Të afërmit e mi e morën dhe i thanë mos e rreh nënën, futi krahët shtëpisë e ndihmo nënën”, tha Hava.

Por jo vetëm kaq, pasi djali u arrestua nga policia pasi së bashku me një tjetër u kap teksa gjuante me armë, duke terrorizuar njerëzit.

“E kapi policia, kam qëndruar deri vonë se nëna për fëmijën digjet”, tha Hava e cila nuk jeton dot pa djalin. Por sërish ka një kërkesë për policinë: “Mos ma ktheni, mbajeni derisa ti vijnë mend e kokës”.

Related Posts

Large Blackheads on the Face: How to Treat Them and When to See a Doctor

Large blackheads on the face can be frustrating and sometimes difficult to remove. They develop when pores become clogged with excess oil (sebum), dead skin cells, and…

The Important Car Button Every Driver Should Know How to Use

Many drivers are familiar with their vehicle’s basic controls but may overlook one small button that can be especially useful in an emergency: the hazard warning light…

Can You Spot All Three Hidden Objects in This Woodland Puzzle?

At first glance, this colorful woodland illustration looks like a peaceful camping scene. Several animals, including a fox, two owls, a little bird, and a squirrel, gather…

The Tiny Holes on Padlocks Have an Important Purpose Most People Overlook

Have you ever noticed the tiny holes at the bottom of a padlock? They may look like minor manufacturing details, but they often serve an important purpose….

The Secret Floor Buttons Once Used to Call Servants in Wealthy Homes

In many older wealthy homes, a small, hidden button in the floor served a surprisingly important purpose. Known as a servant call button or floor call switch,…

The Simple Bar of Soap Trick Some Homeowners Use to Keep Ants Away

Ants entering your home can quickly become annoying, especially when they appear around kitchen counters, windowsills, and doorways. One household trick that has gained popularity involves rubbing…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *