Gjykata e Lartë burg përjetë për Viktor Ymerin, ja gjyqtarët dhe prokurorët që e liruan duke i amnistuar krimet

Shuhet ëndrra e Viktor Ymerit, për të rifituar lirinë dhe dalë nga burgu. Ymeri u ndihmua nga gjyqtari Arjan Balliu, i cili i kishte hequr burgun përjetë, duke e dënuar me 25 vite burg.

Më pas, ishte gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila liroi nga burgu Viktor Ymerin. Para këtij vendimi, ish-shefi juridik i burgut të Peqinit, Gani Shehu dhe kartelistin Lulzim Kadiu, i kanë shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari, që të përfitonte lirinë sa më shpejtë.

Për lirimin e Ymerit ka qenë dakord prokurori i çështjes Mustafa Turku.

Por, një muaj më parë një kolegj penal i Gjykatës së Lartë, ka vendosur të rrëzojë dënimin me 25 vite burgim të dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës, për vrasjen e Ilir Xhungës dhe Arben Pajës, ngjarje kjo e ndodhur në muajin qershor 1999.

Përmes këtij vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit, Imeri apo siç njihet ndryshe në Vlorë si “Tori i Xhihanes”, doli nga burgu.

Por teksa ka shpërbërë këtë masë dënimi me 25 vjet burgim, Gjykata e Lartë ka urdhëruar të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm Viktor Imerin.

Aktualisht Imeri është në një proces penal në Gjykatën e Posaçme SPAK, ku akuzohet se së bashku me persona të tjerë si Emiljano Shullazi dhe Indrit Taulla, kanë ekzekutuar biznesmenin Vajdin Lamaj dhe Artan Arsin në shkurt 2005.

Burimet shpjeguan për “Ora News” se edhe nëse në këtë proces penal Viktor Imeri fiton pafajësinë, sërisht ai nuk do mundë të dalë nga burgu për shkak të vendimin me burgim të përjetshëm që vendosi pak ditë më parë Gjykata e Lartë.

Imeri është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë, dhe njihet si mik i ngushtë i Edison Harizajt dhe Gazmend Brakës alias “Gaxhait”.

Në qershor të vitit 1999, Imeri së bashku me Gazmend Brakën sulmuan në Durrës me automatikë dhe kundërtank dy njerëzit e besuar të Lulzim Berishës, Ilir Xhungën dhe Arben Pajën.

Nga ky sulm të dy mbetën të vdekur në vend, ndërsa Gaxhai dhe Imeri u arrestuan nga policia po atë ditë në apartamentin e një mjeku në qytetin e Durrësit, teksa kishin hyrë për tu fshehur.

Për këtë ngjarje Gazmend Braka u dënua me burgim të përjetshëm ku vijon të vuajë akoma burgun. Ndërsa pas 24 vjet nga ndodhja e krimit, Gjykata e Lartë, dënoi me burg përjetë dhe Viktor Imerin.

Gjithashtu Viktor Ymeri, është dënuar dhe nga drejtësia Italiane me 24 vite burgim për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë.

Sipas vendimit italian Viktor Ymeri (Imeraj) allias Tomor Ncucaj, në bashkëpunim me një person tjetër, në 12 shkurt 1996, rreth orës 20:00,në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, ka qëlluar me armë zjarri mbi mjetin “BMË”, brenda të cilit ndodheshin Gëzim Muça dhe Taulant Maska, duke sjellë vdekjen e Gëzim Muça dhe plagosjen e Taulant Maska. Taulant Maska ka arritur të shpëtojë duke u larguar me vrap nga mjeti ku ndodhej.

Related Posts

How Ethan Bramble’s Personal Transformation Became a Story of Family, Growth, and New Priorities

For years, Ethan “ModBoy” Bramble was known for his extensive body modifications and striking appearance. Covered in tattoos and having undergone numerous cosmetic procedures, he embraced self-expression…

What Is Pulling Out of My Front Shoulder?

Many people become concerned when they notice something unusual protruding from the skin on their shoulder. It may resemble a thin thread, a hard fragment, or a…

AMERICAN

Here are some classic American traditional food recipes—each with a simple guide and photos to help you visualize how they look served on the table. 🍔 Classic…

Electrical Safety at Home: Why Proper Charger Use Matters More Than You Think

Chargers have become a constant part of everyday life, keeping phones, tablets, and laptops powered throughout the day. Despite how routine they seem, using them carelessly can…

This is the silent disease that is triggered when you come into contact with …

If you notice your legs are swollen, that’s a sign of ca…

Swollen legs are a common concern among older adults, often leading to discomfort and limited mobility. While occasional puffiness can be harmless, frequent or persistent swelling shouldn’t…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *