“E bënte cdo ditë” Rudina Hajdari rrëfen se cfarë ndodhte cdo mëngjes në shtëpi kur ishte gjallë i Ati

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari ka nxjerrë në pah një anë tjetër të saj, jo vetëm atë të politikanës që jemi mësuar të shohim në ekran.

Ajo u kthye pas në kohë, duke sjellë të gjitha kujtimet e bukura që ka me të atin, demokratin e ndjerë Azem Hajdari, liderin e Lëvizjes Studentore në Shqipëri.

Rudina Hajdari: Ajo që më habiste dhe nuk besoj se ndodh më me shumë politikanë në këtë vend, por të paktën kam qenë dëshmitare vetë dhe e kam parë me sytë e mi: Ai zgjohej në mëngjes dhe kishte shumë qejf kosin me reçel, e përzinte bashkë. Dilte në oborr të shtëpisë, ulej aty dhe unë sapo isha zgjuar dhe shikoja se përpara shtëpisë kishte një rresht me njerëz që rrinin të gjithë.

Ne nuk jemi mësuar t’i shikojmë njerëzit në rresht dhe të sistemuar në atë lloj mënyre, të rregullt dhe prisnin që të takoheshin me të. Ai e bënte këtë rutinë pothuajse çdo ditë. Ulej dhe i takonte një për një. Dhe unë shikoja, isha shumë e surpizuar.

Nuk kuptoja shumë në atë kohë, por e dija që babai im ishte dikush shumë i rëndësishëm dhe për këtë ndihesha shumë krenare dhe në atë moshë. Dhe kur dilnim për shembull në lokale, doja të krenohesha me të dhe të thoja që ky është babai im. Dhe sot m’i kujtojnë dhe thonë se i ka ndihmuar në çdo rast të gjithë ata njerëz të cilët kishte mundësi që t’i ndihmonte dhe prandaj ai kujtohet dhe sot.

Related Posts

Large Blackheads on the Face: How to Treat Them and When to See a Doctor

Large blackheads on the face can be frustrating and sometimes difficult to remove. They develop when pores become clogged with excess oil (sebum), dead skin cells, and…

The Important Car Button Every Driver Should Know How to Use

Many drivers are familiar with their vehicle’s basic controls but may overlook one small button that can be especially useful in an emergency: the hazard warning light…

Can You Spot All Three Hidden Objects in This Woodland Puzzle?

At first glance, this colorful woodland illustration looks like a peaceful camping scene. Several animals, including a fox, two owls, a little bird, and a squirrel, gather…

The Tiny Holes on Padlocks Have an Important Purpose Most People Overlook

Have you ever noticed the tiny holes at the bottom of a padlock? They may look like minor manufacturing details, but they often serve an important purpose….

The Secret Floor Buttons Once Used to Call Servants in Wealthy Homes

In many older wealthy homes, a small, hidden button in the floor served a surprisingly important purpose. Known as a servant call button or floor call switch,…

The Simple Bar of Soap Trick Some Homeowners Use to Keep Ants Away

Ants entering your home can quickly become annoying, especially when they appear around kitchen counters, windowsills, and doorways. One household trick that has gained popularity involves rubbing…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *