Konflikti për‘Big Brother Vip’? Arbana Osmani “injoron” Bora Zemanin! Pse prezantuesja nuk i shk…

Bora Zemani dhe Donald Veshaj mbajtën pak ditë më parë premierën e filmit të tyre të parë “5 Herë Jo”. Të shumtë ishin personazhet e njohur që u bënë pjesë në këtë event dhe të parët që u vunë re ishin sigurisht kolegët e saj në televizionin ku ajo punon.

Por, jo të gjithë. Ajo që na ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj.

Në momentin që po mbahej premiera, Arbana publikoi një foto ku zbulonte se ishte në një nga restorantet e Tiranës, duke zbuluar se kishte zgjedhur mos të ishte në festën e Borës dhe Donaldit.

Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë që dyshja nxitin aludime të tilla, pasi edhe në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”,

ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë, në rrjet qarkulluan lajme se Arbana dhe Eduarti nuk morën pjesë, ndërsa e vërteta ishte ndryshe.

Në fotot e siguruara nga paparaci i “Panoramës”, duket qartë që çifti morën pjesë në premierën e filmit. Prej kohësh, përflitet se Arbana nuk do të jetë moderatore e “Big Brother”.

Vetë ajo zgjodhi t’i jepte fund aludimeve mbi angazhimet e saj të fundit, të cilat duken se e kanë mbajtur jo pak larg ndjekësve të saj muajt e fundit. Përmes një statusi të fundit në “Instagram” ajo thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, te Piramida”, e mbyll Arbana duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga “Top Channel”.

Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.

Related Posts

Tammy Slaton’s Incredible Weight-Loss Journey: The Life Changes Behind Her Transformation

Tammy Slaton, star of TLC’s 1000-Lb. Sisters, has undergone a remarkable transformation after years of serious health challenges. At her highest reported weight of around 725 pounds,…

Can You Count All the Legs in This Tricky Picture?

Think you have a sharp eye for detail? This entertaining visual puzzle challenges you to count every leg in a scene featuring two men, a sheep, a…

3 Hilarious Police Jokes With Unexpected Twists That Will Make You Laugh

Sometimes, the funniest moments happen when people try a little too hard to outsmart the police. These three jokes feature clever wordplay, ridiculous excuses, and one overconfident…

Is Bathroom Sink Water Safe to Drink? What You Should Know

Have you ever woken up thirsty in the middle of the night and wondered whether you can safely drink water from your bathroom sink? In many homes,…

Grandpa Stayed Silent for Six Years—Then One Christmas, He Exposed His Family’s Hidden Plans

For six years, my family believed Grandpa could no longer hear their conversations. They spoke openly about his land, farming equipment, and the inheritance they expected to…

The Meaning Behind the M on Wedding RSVP Cards Might Surprise You

Have you ever opened a wedding invitation and noticed the letter “M” followed by a blank line on the RSVP card? At first glance, it might look…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *