“Bashkëshorti i Liridonës ka dritë-hije të shumta. Ai ka pasur një jetë luksoze dhe të shfrenuar. Ai kishte deklaruar në Kosovë se kishte të ardhura vetëm 15 mijë euro në vit.
Kam informacione që ai merrej me tregti të paligjshme, ai merrej me tregti të sendeve me vlerë siç janë florinjtë dhe diamantët nga Afrika e Jugut dhe i tregtonin në europë.Se për llogari të kujt, kjo duhet të zbulohet nga autoritetet.
Po hetohet edhe në Suedi për këtë, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur shtrirje edhe në Kosovë. Mënyra se si ky jetonte, lidhjet që kishte me biznesmenë dhe politikanë, krijuan edhe probleme me bashkëshorten e tij. Ajo në 31 janar të 2019 ka bërë kërkesë për divorc, që më pas nuk vijoi më.Liridona është mbajtur nën presion nga Naim Murseli, për gjërat sekrete që ajo dinte.