Gazetari Milaim Zeka ka hedhur akuza ndaj kolegut Blendi Fevziu dhe studiuesit Auron Tare se i kanë vjedhur filmime të luftës në Kosovës.
Në një emision televiziv, Zeka u shpreh se incizime të tija janë përdorur në emisionin “Opinion” në dy puntata, ndërsa autorësia e tij nuk është përmendur.Ai tha se ka komunikuar për këtë me Fevziun, por shtoi se këtij të fundit “nuk ia ndjeu”.
“Për ato incizime unë jam plagosur në datën 21 maj 1999. Krevati im është gjuajtur nga bomba 500 metra dhe mjeku që ka operuar në Kukës pa narkozë ka bërë libër ‘Duart e përgjakura’ dhe e përshkruan momentin kur më ka operuar, kur unë rikthehem në jetë. Dhe më pyet ‘a je i çmendur ti që ke lënë Stokholmin dhe je rikthyer në luftë’. Dhe unë i them: Po, i çmendur jam, sepse vetëm të çmendurit dashurojnë, martohen dhe kthehen në luftë”, shtoi ai.