Siç mund të shihni në foton më sipër, kartëmonedhat 100, 200, 500 dhe 1000 lekëshe të prodhuara nga viti 1991 deri në 1996 do të dalin nga qarkullimi pas 31 dhjetorit 2023.
Nëse keni ende këto kartëmonedha të vjetra, do të duhet t’i këmbeni me prerje të reja prane çdo Banke. Nga data 1 janar vlera e tyre do të jetë zero pasi do të asgjesohen nga Banka e Shqiperise.
Konkretisht, 100 lekëshi me imazhin e luftëtarit Kombëtar i emetimeve të viteve 1993,’94 dhe’96. Por po ashtu edhe prerja me imazhin e Fan Nolit e prodhimit të vitit 1996 do të dalin nga tregu.
Banka e Shqipërisë në njoftimin zyrtar kërkon që të dorëzohen edhe kartëmonedhat 200 lekëshe e viteve 1992, 94 dhe 96 me imazhin e Ismail Qmalit.
500 lekshi me imazhe të vajzës me lule dielli,emetim i viteve 1991,92,93, 96 dhe 1997, dhe me imazhin e Naim Frashërit e prodhuar në 1992, 94 dhe 1996 do dalin nga qarkullimi.
1000 lekëshi me imazhin e Skënderbeut është prerja më e madhe që do të asgjësohet. Bëhet fjalë për prerjen e vitit 1992, 94, 95 dhe1996.