Këngëtarja deklaroi, se dyqanin luksoz në ish-Bllok ia kishte bërë dhuratë në prag të martesës, i fejuari, “Boli i Kokainës”; por 5 muaj pasi filloi aktivitetin, Elvana Gjata e shiti te ish-“Miss Albania” Drilona Boçi, bashkëshorte e Kristian Boçit me 4 emra, i njëjtë me Ervi Matën në punë të zeza dhe i lidhur me kupolën e “Rilindjes”…
Pas urdhër-arrestit e shpalljes në kërkim të Bolit të kokainës, SPAK filloi hetimin pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, ngaqë emri i saj doli në bisedat e grupit Mata- Breçani, si “distributor” pritës dhe shpërndarëse e milionave të drogës, që dërgonte i fejuari trafikant Ervin Mata.
Meqë ka filluar procesi i hetimit për pasuritë e Elvana Gjatës, SPAK duhet të marrë si provë edhe një rast tjetër pastrimi parash; që ajo ka bërë nëpërmjet blerjes, hapjes dhe shitjes fiktive të një dyqani me vlerë 1.2 milionë Euro, të Rruga “Muhamet Gjollesha” në Njësinë nr.5-Tiranë.