Moti i ftohtë ka mbërthyer Evropën këtë fundjavë. Gjermania, Austria dhe Zvicra janë shtetet më të prekura.
Mynihu u bllokua pas reshjeve rekord të borës për muajin dhjetor, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor.
Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin absolutisht udhëtimet e panevojshme dhe të ngasin makinën vetëm nëse e kanë të domosdoshme.
Në Bavari, shumë akse rrugore janë të bllokuara për shkak të pemëve të rrëzuara nga pesha e dëborës. Situata kaotike e transportit nuk pritet të normalizohet deri para pasdites së së hënës.