Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.
Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se kështu po cenohet siguria. Viktima të këtyre rasteve shumë shpesh janë edhe të miturat, të cilat përballen me ngacmues, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Letanc të Podujevës, ku një 14-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga dy persona.
Dy të dyshuarit tashmë ndodhen tashmë nën masën e ndalimit policor, ndërsa Sinjali ka mësuar detajet e rastit.