Gazetari nga Tirana, Spartak Koka tha se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, nuk po tregon të vërtetën për djalin e tij.
Koka theksoi që deklaratat që jep në media Shaban Murseli, babai i të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk duhet të merren në konsideratë. Sipas gazetarit, babai i Naim Murselit nuk po i tregon anët e errëta të të birit.
“Pyetja që s’kemi marrë sot përgjigje, me çfarë të ardhurash e bleu atë vilë që mund të shkojë 500 mijë euro atje në atë zonë? Është një nga zonat më të shtrenjta atje. Këtë përgjigje s’na e ka dhënë Shaban Murseli. Më mirë të heshtë se sa të na thotë të pavërteta. Ai nuk po na i thotë të vërtetat për djalin e tij. Ka disa anë të errëta djali i tij që ai po tenton ta mbrojë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.