Dukuria e vrasjeve me pagesë nuk vlerësohet që është shfaqur në Kosovë të paktën jo në raportimet e Policisë. Megjithatë profesorë e ekspertë të kriminalistikës, kanë informata për numrin e vrasësve me pagesë që janë në Ballkan e që janë shqiptarë.
Para në këmbim të privimit nga jeta e dikujt, është vepra penale më rrallë e dëgjuar dhe e raportuar në Kosovë.
Pikërisht rastin e fundit të vrasjes së Liridona Ademajt e rëndon fakti se dyshohet që vrasja e saj është e porositur e vlerësuar me një çmim prej 30 mijë eurosh.
Por ani pse me raste të tilla nuk kemi të bëjmë shpesh e policia as nuk posedon statistika të evidentuara për këto raste, megjithatë duket se të tilla ndodhin si në gjithë Ballkanin edhe në Kosovë.