Një këmbësor humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”.
Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 52-vjeçar.
Ai u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i rri 31 vjeç. Si pasojë e përplasjes, si viktima ashtu sikurse edhe automjeti përfunduan në një kanal anës rrugës.
Në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja dhe forcat e policisë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.