I shoqëruar me efektivë të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë deri tek varri i gjyshes së tij. Me syze dielli për të mbuluar sytë. Me makinë policie deri tek varrezat e Himarës. Kështu ka mbërritur Fredi Beleri në varrezat e Himarës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndarë nga jeta.
Nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë varrezave, kjo ceremoni është zhvilluar me prezencë të rritur të policisë.
Raportohet se Beleri u prit me thirrje drejtuar tij nga qindra simpatizantë që e prisnin në Himarë, të cilët kanë kërkuar sërish lirimin e tij.