Prostitucioni po vazhdon të mbetet një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për raste të tilla, kur të dyshuarit shumë shpesh janë të rinj, që përfshihen në këtë veprimtari, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur në Lipjan, është zbuluar së fundmi nga nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për tre persona, dy burra dhe një grua që po dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.
Pasi të dyshuarit janë identifikuar nga Policia, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.