Avokati Tomë Gashi i ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt, e që dyshohet se është porositur nga Naim Murseli dhe ekzekutuar nga Granit Plava.
Tomë Gashi ka thënë se do të ishte fundi i botës nëse Naim Murseli do të kishte një mendje aq kriminale, dhe shton se do të jetë tepër e vështirë të zbulohet motivi, për të mos thënë kurrë. Megjithatë avokati Gashi aludon se Murseli është frikësuar nga diçka shumë më e madhe.
Avokati kosovar thotë se ajo çka ka ndodhur në periferi të Prishtinës është një rast çmendurie dhe potencon se Naim Murseli s’ka pasur qëllim të mbrojë vetveten, por një dikë tjetër. Gashi thotë se ky është motivi, por që do të jetë tepër e vështirë të nxirret.