Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, nuk kanë komunikuar fare me familjarët e tyre, që nga e diela, pavarësisht vendimit të ri të Speciales ku përsëri u lejohen atyre bisedat telefonike.
Lidhur me këtë fakt, njëzëri është ankuar mbrojtja e tyre, për të cilën pikë shfaqën pakënaqësi gjatë seancës së sotme, transmeton klankosova.tv.
Ky shqetësim fillimisht u ngrit nga avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, duke iu referuar vendimit për kushtet e paraburgimit.
Por, ndonëse ka një të tillë, ku lejohet të paktën përmes telefonit, komunikimi me familjarët e tyre, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, u ankuan tek trupi gjykues, se kërkesat e tyre janë duke u refuzuar.