“Është akoma e pabesueshme për ne. Ai ishte mësuar t’i fitonte të gjithë betejat e tij, por nuk ia doli me këtë të fundit.
E ndjej kudo akoma, e kam të vështirë ta pranoj ikjen e tij, e di që nuk do iki sepse ka lënë një vepër të madhe. I jemi shumë mirënjohës të gjithëve, sidomos publikut të thjeshtë që ai e donte shumë edhe i vlerësonte njerëzit.
Na u desh ta ndanim midis publikut të thjeshtë, skenës, artit të tij që nuk ishte më profesion, por jeta e tij. Edhe në shtëpi përsëriste gjithë kohës duke përsëritur tekstet e tij.
“E vërteta është që ai nuk e mendonte se do vinte kaq shpejt kjo ditë, për ne ishte e papritur edhe pse ai vuante nga një sëmundje e rëndë për 5 vite.