Vëllai i Liridona Ademit, gruas që u nda nga jeta 10 ditë më parë pas një atentati natën e 29 Nëntorit, që rezultoi të ishte porositur nga bashkëshorti i saj, ka mohuar deklaratat e Shaban Murselit se po kërkohet të merret gjak.
“E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë”, ka thënë Leonardi.
Më herët, Shaban Murseli, i ati i Naim Murselit, u shpreh se dy persona i kishin trokitur në banesë për ta lajëmruar se ditët e besës kishin mbaruar dhe gjithçka do zgjidhej sipas Kanunit.