Pak ditë më parë, Kosovau trondit nga një vrasje tragjike .Një grua 30-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, u ekzekutua kundrejt pagesës dhe për këtë u arrestuan tre persona, mes tyre dhe bashkëshorti i saj.
Bëhet fjalë për Liridona Ademaj, e cila dyshohet se është vrarë me porosi të burrit Naim Hasanit. Kjo ngjarje zgjoi opinionin publik, ndërsa paralelisht në Kosovë dhe në Shqipëri shoqëria civile dhe qytetarët dolën në protestë rrugëve duke bërë thirrje që këto raste makabre të marrin fund.
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në “Zonë e Lirë” theksoi se kjo ngjarja mbart me vete shumë mistere. Ai thotë se ky ekzekutim fsheh në vetvete sekrete, që lidhen me paranë dhe pushtetin.
Sipas Kullës, prokuroria dhe drejtësia në Kosovë po verifikon të gjitha lëvizjet e fundit që ka kryer Naim Hasani, për të parë se si ka siguruar paratë dhe me çfarë peronash ka komunikuar në telefon për të përmbushur skenarin e ekzekutimit të gruas së tij.
Ai shtoi se Naimi mund ta ketë vrarë gruan, pasi kjo e fundit ka ditur shumë sekrete për të dhe kjo është një tjetër pistë dyshimi.