Të habitur e të përlotur, prindërit e Kastriotit nuk prisnin aspak ta shihnin djalin e tyre të parë pas ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty”. Por as Kastrioti nuk është më pak i emocionuar teksa sheh prindërit e tij të ulur në anën tjetër të studios së rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Ai nis të drejtojë lutjen e tij ndaj prindërve, sidomos ndaj babait, Haxhiut, i cili nuk pranon të jetojë me ndonjërin prej fëmijëe. Me fjalë prekëse, Kastrioti i thotë se dëshiron të kujdeset për ta e të shijojë prezencën e tyre pranë vetes.
Kastriot: Babi, mami. Ju kam prurë këtu që të më premtoni para publikut. Dua që të vini të jetoni me ne në Itali ose në Greqi te vëllai tjetër. Nuk po jua cilësoj te Bardhi, te i vogli, te i madhi, te mesatari, por të vini të jetoni tek ne sepse unë nuk ju kam shijuar juve si prindër. U bëra 46 vjeç, unë nuk ju kam shijuar juve.