Avokati zbardh detaje tronditëse nga ngjarja: Ja çfarë u tha Naim Murseli fëmijëve në makinë

Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë në 29 nëntor ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqërinë shqiptare, sidomos pas zbardhjes së ngjarjes ku deri më tani, dyshohet se bashkëshorti i saj Naim Murseli ka organizuar vrasjen të cilën më pas e raportoi si grabitje.

Të ftuarit në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, diskutuan mbi shkaqet që mund të kenë sjellë krimin makabër.Avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një lidhje skype nga Kosova tha se motivi i një vrasje të tillë ka qenë i mundur të mësohet në ditët e para të arrestimit të Naim Murselit. Ndërsa sa i takon detajeve nga grabitja, Gashi tha se me 2 fëmijët e tij që ishin në makinë, Naim Murseli ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe të miturit kanë menduar se mamaja e tyre kishte mbetur e bllokuar në mjet dhe kishin dalë pa e ditur çfarë po ndodhte.

“Me fëmijët ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe kanë dalë nga makina. Ata kanë dalë nga makina pa e ditur se cfarë po ndodhte. Ata kanë menduar se mamaja e tyre ka mbetur në makinë. Naimi që e drejtonte makinën, ka dalë nga mjeti dhe e ka lënë Liridonën aty. Është parë se është vrasje e porositur dhe prokuroria ka pasur indicie që tregonin se Naimi ishte i përfshirë”- tha Gashi.

Sa i takon rrezikut për vetëgjyqësi mes familjeve, avokati u shpreh se nuk beson se mund të ketë një rrezik të tillë pasi familja e Liridonës ka deklaruar se e ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë.

Related Posts

Multiple Ticks Around the Ear: What You Should Know About Safe Removal

A close-up image showing several tick-like parasites attached around the outer ear can be alarming. Although the exact species or diagnosis cannot be confirmed from a photograph…

Nashville Airport Moves Closer to a Dolly Parton Tribute

Dolly Parton’s death on August 25, 2026, at age 80 has prompted a major proposal in her home state of Tennessee: renaming Nashville International Airport in her…

Can You Guess What This Tiny Foam Shoe Accessory Is?

At first glance, this small piece of foam may look like a random object with no obvious purpose. But anyone who has worn shoes that were slightly…

Why Is Your Car’s Gas Cap on the “Wrong” Side? The Real Reason

Have you ever pulled into a gas station only to discover that your fuel door is on the opposite side from the pump? It may seem like…

Can Adults Order From the Kids’ Menu? Here’s Why It’s Debated

Imagine finding exactly what you want on a restaurant’s kids’ menu—chicken nuggets, grilled cheese, macaroni and cheese, or a small burger. You may not be very hungry,…

How Many Triangles Can You Find? Your Answer May Reveal How You Think

At first glance, the image appears simple: chocolate-colored triangles arranged together to form a larger shape. But once you start counting, the puzzle becomes surprisingly challenging. Take…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *