Adhurim Berisha është bari i ri nga Kosova, motiv për të rinjtë që zgjedhin të punojnë me përkushtim dhe në mënyrë të veçantë. 23-vjeçari zgjodhi të zhytet në borxhe për të blerë dele.
Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, iu kthye blegtorisë si trashëgimi nga familja, duke marrë fillimisht borxh 10 mijë € dhe bleu 54 kokë dele.
Kam marrë 10 mijë € borxh për të blerë dele, isha vetëm 18 vjeç dhe normalisht as prindërit nuk e kanë besuar se do të arrij këtu ku jam. Kam punuar me shumë punësh, por vendosa ti kthehem blegtorisë, si një trashëgimi nga familje, te zanati të parëve.
I bleva 54 kokë dele, i mora borxh, por të ardhurat ishin të vogla, nuk kisha as stallë, dhe e kam ndërtuar një stallë të improvizuar. Fatmirësisht ishte festa e bajramit dhe arrita që brenda vitit ti kthej të gjitha parat borxh.
Çobani Berisha thotë se të 112 delet e tij i njeh nga zëri, teksa u ka vënë edhe emra për identifikim.
Është sfidë për tu zgjuar herët, për ti nxjerr në kullos, ti ushqesh çdo ditë. Ato i kam vetëm për mish, jo për bylmet.
Kam arritur që të 112 delet ti dalloj nga zëri, u kam vënë edhe emra për identifikim. Secila ka veçantinë vet, shembull kam vënë emra si Sukë, bardhoka, cubja, arape, sorre, etj